Mesazh falenderimi!

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që morrën pjesë në zhvillimin e Panairit Lozanë III në Tiranë më dt 23 Nëntor. Faleminderit për vlerësimin tuaj dhe interesimin tuaj për gjithë temat dhe punën e bërë gjatë gjithë kohës të pregatitjes të materjaleve te kongresit. Besojmë dhe do të lutemi që gjithë ky materjal që dolën nga Lozanë III, të jenë një burim I pashtershëm për orjentimin e Kishave tona këtu në Shqipëri  dhe në mbarë botën për të gjetur rrugë të reja bashkëpunimi , strategjije, për tu përgjigjur sfidave të reja. Le të reflektojmë dhe të jemi të fortë  dhe të vendosur me rrënjë në shkrim dhe në dashuri ashtu si dëshiron Zoti jonë I përbashkët Jezu Krisht. Falenderojmë Shqiponjat e Paqes, të cilët u treguan të gatshëm dhe vunë në dispozicion për realizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm, gjithçka që dispononin, material dhe njerëzor.

Falenderojmë drejtuesit e kishave që morrën materjalet e shumta dhe të tjerë vëllezër që interesohen për to, ne jemi gati të ndihmojmë për shkarkimin e materjaleve që disponojmë që ato të jenë një ushqim shpirtëror për besimtarët e tyre dhe të ndërgjegjësohen për misionin që Kisha ka, për plotesimin e Porosisë të Madhe, dhe bashkëpunimin për ungjillizimin e botës. Le të punojmë të gjithë së bashku për mbretërinë e Perëndisë. Le të kemi gjithmonë takime ku të mblidhemi të gjithë tok dhe të dalim me një mendje dhe të krijojmë entusiazëm në Kishat tona dhe të jemi në mision në shërbim të Krishtit. Ai është për tu nderuar në gjithçka. Faleminderit, Zoti ju Bekoftë!

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>